“Rama, mijëra votues të importuar në Tiranë, tentativë për vjedhjen e...

“Rama, mijëra votues të importuar në Tiranë, tentativë për vjedhjen e zgjeshjeve”

247
0
Shares

Tentativa e vjedhjes së zgjedhjeve me votues të importuar, PD ka denoncuar skemën e Ramës. Rama humb kudo! Shqiptarët duan ndryshim dhe do të votojnë PD për ndryshimin, deklaron sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso.

DEklaratë e Ivi Kasos:

Edi Rama humb kudo në Shqipëri, madje edhe në Tiranë. Ja pse kryeministri në largim po tenton të vjedhë zgjedhjet.

Është e pamundur të ndalosh qytetarët shqiptarë, të cilët duan ndryshimin dhe kjo po e tërbon Edi Ramën.

Mbrëmë, emisioni investigativ “Boom” solli prova filmike se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë importuar mijëra vota në Tiranë.

Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje, sepse ai ka frikë nga humbja.

Ta ndjekim me zë dhe me figurë përpjekjen e dëshpëruar të Edi Ramës për të importuar votuesit në Tiranë.

Loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën. Ai do të humbë kudo – në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, në Fier, kudo.

Në mënyrë që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të fillojmë rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Mënyra e vetme për të bërë këtë është të votohet për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Të nderuar qytetarë, dilni dhe votoni!

Së bashku ne do të sjellim ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY