MIKU I RAMËS/ Biznesmeni Gjergj Luca sulmon fizikisht kandidatin e PD, Boçi

MIKU I RAMËS/ Biznesmeni Gjergj Luca sulmon fizikisht kandidatin e PD, Boçi

499
0
Shares

Boznesmeni Gjergj Luca, miku i ngushtë i Edi Ramës ka kërcënuar me jetë dhe sulmuar fizikisht kandidatin demokrat në Elbasan, Luçiano Boçi.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët. Dosja.al mëson se ka qënë Luca ai që ka kërcënuar Boçin me jetë. Si kandidati për deputet dhe biznesmeni kanë bërë denoncimet e tyre në polici për ngjarjen.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes mes demokratit dhe biznesmenit.

Kandidati për deputeti i PD në Elbasan, Luçiano Boçi ka sqaruar konfliktin fizik që pati ditën e sotme me biznesmenin Gjergj Luca. Sipas Boçit, ishte biznesmeni ai i cili iu afrua duke e ofenduar, e më pas situata agravoi deri në përplasje fizike. Boçi shtoi se Luca e ka kërcënuar për jetën, ndaj ka bërë dhe denoncim drejt organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat që duhen.

Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi për ‘abcnews’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY