Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KQZ regjistron Tom Doshin, nuk gjeti prova, shmanget kërkesa amerikane

17/03/2021
KQZ regjistron Tom Doshin, nuk gjeti prova, shmanget kërkesa amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

KQZ ka vendosur regjistrimin e listës shumëemërore të Partisë SocialDemokrate, përfshirë këtu edhe atë të deputetit Doshi, me arsyetimin se nuk kanë gjetur asnjë shkelje.

Gjatë mbledhjes së sotme, ishte përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ai që kërkoi të subjekti të mos merrte ‘dritën jeshile’ nga KQZ, duke e cilësuar shpalljen “non grata” në Amerikë të Tom Doshit, ekuivalent me një dënim vepre penale. Qëndrimi i Kasos u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë SocialDemokrate, i cili pretendoi se nuk ishte e drejtë që të penalizohej vetëm subjekti i tyre, kur të njëjtat pretendime kishte edhe për kandidatë nga forca të tjera politike. Në fund, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi që të miratonte listën e PSD, pasi nuk ishin gjetur shkelje ligjore.

Pjesë nga debati:

Ivi Kaso nga PD: Kandidati për deputet i këtij subjekti ka një vendim që barazohet me dënimin, pra vepër penale. Shumë vende parashikojnë vendimin e dëbimit si një masë alternative të një sanksioni penal. Mendoj shpallja “non grata” që duhet të merren në konsideratë. Këto raste të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe të mbahet i njëjti qëndrim nëse do të evidentohet si vepër penale. Jemi të mendimit që subjetit nuk i lind e drejta të regjistrohet në një zgjedhje.

Përfaqësuesi i PSD: Si parti kemi plotësuar dokumentat. Ne mendojmë që asnjë nga kandidatët tanë nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin e kësaj partie. Ne kemi paraqitur çdo gjë, nuk është fshehur asgjë. Nuk jemi dakord me qendrimin e zotërisë (i referohet Kasos). Jemi kundër. Si ka mundësi ta thotë nuk e meriton PSD të regjistrohet kur nuk kemi asnjë shkelje? Kemi respektuar gjithçka. Për verifikime të mëtejshme merren institucionet.

Celibashi: Për të gjitha rastet kur qoftë nga dokumentacioni i kandidimit, KQZ merr indicie që e shtyjnë për verifikim, KQZ do ta bëjë. Do të bëjmë verifikimin e thelluar, së pari zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm informacion për kandidatë të caktuar për të cilët ka indicie.

Përfaqësuesi i PSD: Çfarë është pengesë këtu? Ka një projektvendim, që nëse është fshehur gjë… Ne nuk shohim që kemi ndonjë pengesë. Unë si përfaqësues i kësaj partie nuk mendoj që duhet të shkohet në atë… Asgjë nuk është e fshehur. Pse të veçohemi kur po dyshohet shumë emra me akuza nga të gjitha partitë.

*i flasin të tjerët: Nuk e ka dhënë vendimin akoma, prit!

Celibashi: Vendos miratimin e listave të kandidatëve të Partisë SocialDemokrate. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër tij mund të ankimoheni brenda 3 ditëve.

Tom Doshi ka qenë në qendër të deklaratave nga Ambasada Amerikane. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar me emër moskandidimin e tij, por ai arriti të regjistronte partine e tij duke ndryshuar kryetarin në momentin e regjistrimit dhe më pas shkarkimin e tij. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.