Policia Kufitare gjen dhe sekuestron në kufirin e gjelbër një sasi prej 28, 7 KG lëndë të dyshuar Cannabis Sattiva.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë – Thanës, gjatë mbikqyrjes dhe kontrollit të kufirit të gjelbër, në afërsi të pyllit i cili ndodhet në krahun e djathtë të Pikës së Kalimit Kufitar, kanë konstatuar lëvizjen e dyshimtë të dy personave.
Policia iu ka bërë thirrje këtyre të fundit, për të ndaluar, por duke përfituar edhe nga errësira, këta shtetas janë larguar me shpejtësi në brendësi të pyllit, duke mos iu bindur urdhërit të tyre.
Ndërkohë gjatë ndjekjes dhe krehjes së zonës, punonjësit e Policisë Kufitare, kanë konstatuar tre thasë me ngjyrë të bardhë, brenda të cilëve u gjetën 25 pako të mbështjella me natriban, me një peshë prej :
28 kg e 725 gr, lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Veprimet e para proceduriale, u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, të cilët lidhur me këtë rast, referuan materialet hetimore pranë Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/