Rotomairewhenua është një liqen i vogël në Nelson Lakes National Park, në veri të Zelandës së Re. Por pavarësisht përmasave, ai mund ë mburret me ujërat më transparente në botë.
Liqeni i kaltër (blue lake), shtrihet në veri dhe veriperëndim, me gjatësi rreth 200 metra dhe thellësi 7 metra. Sipas një studimi të vitit 2011, dukshmëria e ujërave të liqenit është mbi 80 metra.
Edhe pse ujërat të joshin me transparencën e tyre, është rreptësishtë e ndaluar të bësh banjë në këtë liqen.
Liqeni, që konsiderohet i shenjtë për Maori, nga vendasit është përdorur tradicionalisht në ceremonitë për të pastruar eshtrat e të vdekurve dhe çlirimin e shpirtit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/