Kokëdhima nuk njoftohet për mbledhjen e kryesisë së PS

Kokëdhima nuk njoftohet për mbledhjen e kryesisë së PS

68
0
Shares

Koco Kokëdhima nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PS-së që pritet të zhvillohet sot pasdite. Edhe pse është sekretar i PS-së për reformën strukturore dhe emigracionin ai nuk ka marrë asnjë lajmërim për mbledhjen e rradhës.

Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë njoftim për tv news24 ndërkohë që zëdhënsja e kryesisë Elisa Spiropali ka ironizuar me përgjigjen e Kokëdhimës duke deklaruar se mbledhja është rutinë dhe nuk bëhen njoftime për të.

Kokëdhima është spostuar nga strukturat e PS-së prej disa muajsh që prej shkarkimit të tij si deputet i PS-së.

Megjithatë ai përpiqet të funksionojë brenda saj sidomos në ato zona ku teorikisht është ende koordinator.

Dhejtë ditë më parë ai mori pjesë në mbledhjen e shtabit drejtues të PS së Vlorës. Gjatë kohës që po mbante fjalim një pjesë e pjesëmarrësve braktisën mbledhjen për fshirë këtu edhe kryetari i FRESSH-it të Vlorës, Klajdi Myzaferaj, njëkohësisht edhe Drejtori i Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë.

Në fjalën e tij ai akuzoi strukturat drejtuese të PS si të pamoralshme dhe shumë larg standardeve.

“Për aq kohë sa forumet drejtuese të PS-së janë në një gjendje shumë të diskutueshme përsa u përket standardeve politike, kulturore, ideologjike e organizative, nivelit të përgjegjësisë dhe demokracisë së brendëshme, roli i anëtarësisë të partisë duhet të jetë shumë më i lartë në vendimmarrjet politike të PS-së. Sa figura deputetësh janë të papëlqyeshme për njerëzit, sa shumë deputetë nuk gëzojnë asnjë respekt dhe asnjë vlerësim nga zgjedhësit e megjithatë ata ndërrojnë qarqet çdo katër vjet dhe vazhdojnë të rrinë në parlament. Si vijnë këta njerëz, si bëhen deputetë këta njerëz? Secili nga ne ka në imagjinatë shembuj të ndryshëm dhe emra që nuk do mund të përzgjidheshin kurrë në lista nqs do pyeteshin zgjedhësit. Si e bëjnë të mundur këta persona që hop dhe të jenë në krye të nivelit të përfaqësimit të qytetarëve. Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse nuk diskutohet me bazën e partisë dhe me qytetarët. Ja pse insistoj unë në këtë çështje”, është shprehur Kokëdhima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY