Cili është Enejt Shyti, i riu qe vrau Behar Sofinë. Detajet e...

Cili është Enejt Shyti, i riu qe vrau Behar Sofinë. Detajet e reja nga gazetarja Lala

540
0
Shares

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Enejt Shyti, i arrestuari që ka pranuar tashmë ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia ka edhe një vëlla binjak. E ftuar në “Opinion”, në News 24, Lala tha kjo ka qenë arsyeja që hetuesit e kanë pasur të vështirë që të bënin dallimin.

Sipas Lalës, grupi i hetuesve e ka bërë dallimin mes tyre përmes telefonave të tyre. Gazetarja shtoi se binjakët kishin prindërit e ndarë dhe se autori, Enejt Shyti jetonte me të ëmën në zonën e Brrylit, ndërsa i vëllai me të atin në Krrabë. Pikërisht kjo gjë ka bërë që hetuesit të bindeshin se ekzekutori ishte Enejt Shyti e jo vëllai i tij, raporton news 24.

“Ndihma më e parë iu është dhënë hetuesve nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave është ndjekur itinerari i autorit. Përveç rrobave, te Liqeni është gjetur dhe një celular i autorit. Në Lanë ka pasur vetëm pamje filmike të autorit, pra karakteristika trupore të tij. Ndërsa te provat te Liqeni janë gjetur provat e ADN-së. Autori ka dhe një vëlla binjak, ndaj dhe hetuesit e kanë pasur të vështirë të bëjnë identifikimin.

Te celulari i gjetur te Liqeni janë zbërthyer të gjitha kontaktet, ku rezultonte se autori rrinte në zonën e Brrylit, ndërsa vëllai binjak në Krrabë. Vëllezërit i kishin prindërit të divorcuar dhe njëri rrinte me të atin, tjetri me të ëmën. Enejt Shyti është filmuar nga një kamera sigurie, ku rezultonte se ai jetonte me nënën e tij. Duke pasur këtë kamera sigurie, lëvizjet e tij, që zbuloheshin nga celulari, është arritur të personalizohet nga binjaku, i cili jetonte te babai në Krrabë,”- u shpreh gazetarja.

Enejt Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro. Të arrestuarit e tjerë janë Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha.

Skënder Vathi, i cili ka premtuar edhe 50 mijë eurot për eliminimin e Sofias.

Përmes personit të tij, Leonard Xhixha, Vathi ka rënë në kontakt me Xhuljano Vishën, i cili kreu rolin e ndërmjetësit. Me njohjet e tij, Visha gjeti Enejt Shytën, i cili pranoi ta kryente vrasjen. Shyti mori fotografinë, armën e krimit, si dhe iu premtua që vas vrasjes do të merrte 50 mijë euro.

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY