Fundjava nuk do të jetë e përshtatshme për të shkuar në bregdet për rreze dielli. Koha e mirë dhe e ngrohtë në mesjave do ia lërë vendin kohës së paqëndrueshme dhe me reshje shiu në fundjave.
Sipas parashikimeve të MeteoAlb, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu ditën e shtunë me temperatura që variojnë nga 14 në 21 gradë Celsius në Shkodër dhe nga 13 në 21 gradë Celsius në Vlorë.
E diela do të shënojë ulje të mëtejshme temperaturash, të cilat do të variojnë nga 11 në 21 gradë Celsius në Shkodër dhe nga 10 deri në 22 gradë Celsius në Vlorë.
Pjesa veriore dhe qendrore e Shqipërisë do të ketë reshje shiu edhe të dielën, ndërsa ajo jugore do të ketë vranësira.
Temperatura minimale në vend parashikohen të arrihen në zonën jug-lindore të vendit, ku të shtunën parashikohet të kenë temperatura nga 7 në 15 gradë Celsius ndërsa të dielën nga 4 në 16 gradë Celsius.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/