Deputetja Majlinda Bregu tregoi rreth situatës në të cilën një tjetër deputete e PD, Mesila Doda, u largua nga PD dhe si rrjedhim edhe grupi i saj parlamentar.
“Nuk ka qenë e lehtë që Mesila të merrte vendimin për largimin nga PD. Gjatë legjislaturës tjetër ajo ishte një nga deputetet më aktive në Parlament. Unë e di shumë mirë gjendjen e saj pasi ajo nuk kishte dëshirë tëlargohej prej dickaje për të cilën ishte investuar për shumë kohë”, shpjegoi Bregu. Ajo theksoi faktin se kanë qenë mike të mira dhe që komunikonin sëbashku për shumë gjëra.
Bregu ishte e ftuar për një intervistë në top story nga gazetari Sokol Balla. Ajo është ndër deputetet kritike ndaj lidershipit të Bashës, ndërkohë që pas humbjes së PD në Dibër i ka shtuar edhe më shumë refleksionet e saj.
Bregu i përkiste një grupi deputetësh në PD që kërkonin një qëndrim më të zbutur të opozitës ndaj ligjeve që lidheshin me reformen në drejtësi e vecanërisht ndryshimeve kushtetuese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/