DETAJE/ Atentati i dyfishtë në Sukth, RENEA kreh Shijakun dhe Durrësin

DETAJE/ Atentati i dyfishtë në Sukth, RENEA kreh Shijakun dhe Durrësin

61
0
Shares

Katër ditë pas vrasjes se dyfishte te ndodhur ne rrugën dytësore Vorë- Sukth, policia e Durrësit dhe e Shijakut kanë kryer një seri kontrollesh dhe verifikimesh për llogari të hetimit që lidhet me vrasjen e Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautit.
Operacioni i policisë lokale është mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA. Këto kontrolle sipas burimeve të policisë kanë pasur synim shoqërimin e personave të dyshuar të mundshëm që mund të jenë përfshirë në atentatin ndaj Dalipajt dhe Dautit.
Personat që janë shoqëruar sipas burimeve të policisë, mendohet se mund të kenë dijeni apo të dhëna mbi personat e përfshirë në atentatin e të martës në Sukth.
Po ashtu janë shoqëruar edhe persona të njohur si rivalë të Ervin Dalipajt e Denis Shtrazës, dhe që mund të kenë lidhje me grupin e Gazmend Çollakut. Kontrollet mësohet se janë kryer në Sukth, Shijak, Durrës e zona të tjera të qytetit bregdetar.
Ndërkaq hetuesit kanë vënë re se serverat e kamerave të sekuestruara nga policia për të zbuluar të dhëna të vlefshme për hetimin, nuk kanë mundur të zbulojnë të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin. Sipas burimeve nga policia serverat e sekuestruar nuk kanë pasur pamje në interes të hetimit.
Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti, u vranë mesditën e të martës së kësaj jave nga persona të paidentifikuar në rrugën dytësore Vorë- Sukth. Pistat e hetimit të policisë lidhen me rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, si dhe të aktivitetit të mundshëm kriminal që mund të ketë pasur Juxhin Dauti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY