Kapet banda shqiptare me 100 mijë € dhe pronësi të tjera në...

Kapet banda shqiptare me 100 mijë € dhe pronësi të tjera në Belgjikë

72
0
Shares

Një bandë shqiptare e trafikut të kokainës është goditur nga drejtësia belge gjatë një operacioni ku jane arrestuar 11 persona, nga të cilët 9 burra dhe 2 gra. Njëri nga të arrestuarit është i plagosur në gjendje të rëndë në spital.

Në momentin që policia nisi bastisjen në disa lokale dhe shtëpi, një nga shqiptarët tentoi të arratisej duke u larguar nga çatia e një banese, por ra nga lartësia duke mbetur i dëmtuar rëndë.

Prej operacionit, që u shtri në Grimbergen dhe Bruksel, u sekuestruan 100 mijë €, 20 kg kokainë me vlerë një milion euro dhe disa makina. Banda akuzohet për trafik kokaine në Itali dhe disa shtete të tjera në Europë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY