OBSH: Në 2021 fillon shërndarja e barabartë e 2 miliardë vaksinave

OBSH: Në 2021 fillon shërndarja e barabartë e 2 miliardë vaksinave

74
0
Shares

Afro 2 miliardë doza vaksine kundër COVID-19 janë siguruar për shpërndarje proporcionale në 2021 në 190 vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet në suazën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas një njoftimi të kësaj organizate të premten.

Zyrtarë të kompanive prodhuese të vaksinës thanë se parashikojnë të fillojnë dërgimin e vaksinave në tre-mujorin e parë të 2021.

Partneriteti i njohur me inicialet COVAX tha se kjo sasi përfshimn 1.3 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Tashmë që dërgesat e para të vaksinës kanë mbërritur në disa prej vendeve me të ardhurat më të larta dhe një vaksinë tjetër iu shtua përpjekjeve të vaksinimit në SHBA, pjesa tjetër e botës mbetet në pritje të një zgjidhjeje për të siguruar vaksinat.

COVAX u krijua për të shmangur vonesat e zakonshme në qasjen ndaj mjekimeve dhe pajisjeve shëndetësore që shpesh vërehen në vende me të ardhura të ulëta krahasuar me vendet e pasura.

“Synimi ynë për barazi në shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 është shëndoshë e mirë,” tha Seth Berkley, shefi ekzekutiv i grupit Aleanca për Vaksina që do të kryesojë operacionin për shpërndarjen e vaksinave në emër të COVAX-it.

Zoti Berkley tha se parashikon që sasia e parë e vaksinave të përdoret për punonjësit e shëndetësisë dhe individët më në rrezik dhe do të dërgohet deri në fund të qershorit. Pas kësaj do të shtohet sasia e vaksinave në dispozicion dhe shpërndarja përmes këtij operacioni me synimin për të vaksinuar 20% të popullatës së vendeve të COVAX-it brenda vitit 2021.

‘Thjesht hipotetike’

Për momentin, asnjë nga vaksinat në portofolin e këtij grupi nuk ka marrë ende miratim nga entet rregullatore dhe ende ka shumë pikëpyetje për fondet për blerjen dhe shpërndarjen e tyre.

“Vështirë të thuash se kjo sasi prej 2 miliardë doza vaksine është më tepër se sa thjesht hipotezë për momentin,” tha Kate Elder, këshilltare për vaksinat pranë organizatës jo-fitimprurëse Mjekët pa Kufi.

Sipas njoftimit, COVAX ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kompaninë farmaceutike amerikane Johnson & Johnson për 500 milionë doza vaksine, të cilat janë ende në fazën e provave klinike. Kompania thotë se parashikon të ketë rezultatet në janar.

COVAX ka nënshkruar edhe një marrëveshje paraprake me kompaninë britanike AstraZeneca për 170 milionë doza të vaksinës së saj kandidate.
Kjo shifër është shumë më e vogël se 300 milionë dozat që përmenden në memorandumin e mirëkuptimit të qershorit, tha zonja Elder.

Aktualisht partneriteti COVAX nuk ka qasje në dy vaksinat e para, atë të kompanisë Pfizer/BioNTech dhe vaksinën e kompanisë Moderna.

COVAX është në bisedime me këto kompani, por ende nuk ka arritur marrëveshje, tha Richard Hatchett, shef ekzekutiv i Koalicionit për Novacione në përgjigje të Epidemive, që udhëheq kërkim-zhvillimin për COVAX-in.

Kjo organizatë ka siguruar 2.4 miliardë dollarë për të filluar blerjen e vaksinave për interes të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Organizata thotë se ka nevojë për 4.6 miliardë dollarë për të përmbyllur procesin dhe 1.4 miliardë dollarë të tjera për të paguar për shpërndarjen.

“Ende na duhen doza shtesë. Na duhen më shumë fonde. Por kemi një rrugë të qartë përpara për të siguruar 2 miliardë dozat e para,” tha zoti Berkley.

/VOA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY