Shqiptari vritet në sy të gruas me armë zjarri

Shqiptari vritet në sy të gruas me armë zjarri

145
0
Shares

Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë një shqiptar në një restorant të Spanjës. Ngjarja e rëndë ndodhi në restorantin “The Orrange Tree”, pak para mesnate kur një person i mbuluar md kapuç hyri në ambjentet e restorantit dhe shtiu me armë zjarri drejt shqiptarit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje vrasësi u ngjit në tavolinën ku viktima po darkonte me partneren e tij dhe pasi qëlloi disa herë me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Mediat spanjolle, ndërkohë raportojnë se sulmi erdhi vetëm disa ditë pasi disa anëtarë të një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash.

Gjatë kontrolleve në Alicante të Madridit, Tarragona dhe Ibiza policia sekuestroi armë zjarri, 300.000 euro dhe diamante.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY