“Nuk mund të kemi Krishtlindjet e planifikuara” shkaku i shtrëngimit të masave...

“Nuk mund të kemi Krishtlindjet e planifikuara” shkaku i shtrëngimit të masave kufizuese në Londër

121
0
Shares

Londra dhe një pjesë e madhe e jug-lindjes së Anglisë do të detyrohen të kalojnë Krishtlindjet me masa të shtrënguara kufizuese.

Kryeministri Boris Johnson u shpreh që masat e marra janë të detyrueshme pasi mutacioni i ri i koronavirusit të gjurmuar në Anglinë jug-lindore po qarkullon më shpejt.

Chris Whitty, kreu i autoritetit shëndetësor në Angli ka theksuar se nuk është ende e qartë nëse kjo formë e re e COVID është më vdekjeprurëse apo jo.

“Me keqardhje duhet të njoftoj se nuk mund të kemi Krishtlindjet që kishim planifikuar”, tha kryeministri Johnson teksa njoftoi masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër e do të zgjasin dy javë.

Londra është përfshirë në një nivel të ri alarmi anti-covid, i cili parashikon “stay home” (rri në shtëpi) gjatë pushimeve.

Për shkak të masave shtrënguese londonezët nuk do të lejohen të shkojnë tek miqtë për të festuar, të gjitha dyqanet të cilat tregëtojnë produkte jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura.

“Virusi duket se po qarkullon më shpejt për shkak të një mutacioni të ri, nuk ka prova të rritjes së vdekshmërisë por duket se po përhapet më shpejt. Kjo është gjithçka që dimë, por duhet të veprojmë tani”, shpjegoi Johnson gjatë konferencës për shtyp.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY