Debat në Grupin e PS, për ligjin e importit të mbetjeve

Debat në Grupin e PS, për ligjin e importit të mbetjeve

50
0
Shares

Deputetja socialiste, Arta Dade, kërkoi dje sqarime në lidhje me projektligjin për importimin e mbetjeve të riciklueshme. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, Dade i ka kërkuar kryetarit të Grupit, Ruçi dhe Kryeministrit Rama se çfarë të rejash pozitive ka ky projektligj krahasuar me ligjin që qeveria Berisha përgatiti në 2013.

Përveç shoqërisë civile që ka reaguar, opozitë, po ashtu zëra kundërshtues ka pasur edhe vetë deputetëve socialistë.Deputetë të tjerë të grupi të PS-së kanë kërkuar më shumë informacion dhe transparencë rreth këtij ligji. Edhe kreu socialist ka kërkuar që të jepen sqarime nga kryetari i Komisionit për risitë e këtij projektligji.

Shalsi ka sqaruar se ky projektligj lejon vetëm importin e një liste më të kufizuar mbetjesh, jo të rrezikshme, që kanë të bëjnë me materiale të riciklueshme, si letër, plastikë, etj.
“T’i japim oksigjen industrisë së riciklimit. Të mos e lëmë industrinë ricikluese të vdesë. Duhet leje e posaçme për përpunimin e mbetjeve. Jo mbetjeve, pro lëndëve të para drusore… Nuk do importohet asnjë mbetje për djegie në Shqipëri. Shqipëria nuk do të kthehet në ‘kazan mbetjesh’. 70-80% e mbetjeve do të eksportohen dhe vetëm 1-2 dogana do të lejohen për importin e mbetjeve”,– tha Shalsi.

Por ai ka hasur në kundërshtimin e deputetes Arta Dade që ka kërkuar sqarime.
“Ne jemi këtu brenda një grupi dhe nuk po arrijmë të qartësohemi dhe të bindemi për efektet e ligjit. Imagjinoni reagimin që ka ky ligj te njerëzit e thjeshtë! Ju mund ta kuptoni që nga ky ligj ne mund të marrim një kosto elektorale të konsiderueshme. Ky është një veprim i nxituar”,– ka thënë Dade.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY