Albi Jahelezi: Vrasja e Klodianit, shqiptarët dinë të ngrihen kur cënimet bëhen...

Albi Jahelezi: Vrasja e Klodianit, shqiptarët dinë të ngrihen kur cënimet bëhen të patolerueshme

344
0
Shares

Kryetari Forumi Rinor Republikan Albi Jahelezi është shprehur se do të jetë në mbështetje të protestave të zhvilluar nga të rinjtë për vrasjen e Klodian Rashës . Ai thotë se vazhdimi protestave do të kërkojë stacioni të tjera shkarkimi.

“Konkluzionet besoj kanë qenë të qarta, shqiptarët dinë të ngrihen kur cënimet e të drejtave bëhen të patolerueshme! Nuk mendoj se ka pasur qasje tjetër përvec asaj qe drejtesia te vihet ne vend, sepse siç e dimë, sic e kemi parë, vrasja e 8 dhjetorit po mundohet te manipulohet ne mënyra të ndryshme.
Persa i perket asaj që etiketohet si dhunë, unë them se kemi të bëjmë me demonstrim të forcës, frustrimit dhe zemëratës popullore.

Nuk e ndaj dot, as unë dhe askush besoj, se cila është masa e duhur e forcës dhe ku kalon ajo në dhunë. Ajo që dimë me siguri është se e drejta e jetës nuk u respektua nga një efektiv i policisë dhe e drejta e protestës u përdor nga të rinjtë. Shtoji kësaj faktin se liria dhe të drejtat janë cenuar nga shteti vazhdimisht që nga Astiri, te Teatri, protesta e Rrugës së Kombit, naftëtarët e me radhë. Në çdo vend te botes kur e drejta ose liria janë prekur nga shteti, populli eshtë pergjigjur me protesta, edhe te dhunshme.

Sa i takon vijimit unë mendoj se protesta do të kërkojë stacione të tjera shkarkimi, raste të reja për të bërë të ditur zemërimin, sepse sic e thashë në krye protestat e ditëve të shkuara ishin për Klodianin, por jo vetëm për të. Ato ishin për të gjitha padrejtësitë e ushtruara nga pushteti i këtyre 8 viteve”.

/DRONI.al/ l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY