Vihet në pranga 18 vjecari për vrasje nga pakujdesia, si dhe procedohet penlisht në gjëndje të lirë një shtetas tjetër, E.M., 23 vjeç. Arma me të cilën është kryer qitja, i përket shtetasit E.M., të cilën e mbante pa lejen e organeve përkatëse .
Sipas njoftimit të policisë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bën të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në “Kodrat e Obokut” Maqellarë ku humbi jetën shtetasi G.K.,27 vjeç.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore , ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur rreth orës 13.00, datë 17.12.2020, kishin dalë në “Kodrat e Obokut” për piknik, duke marrë me vete dhe një armë gjahu. Gjatë kohës që shtetasi R. Gj., ka bërë qitje ka plagosur aksidentalisht me pasojë vdekjen 27-vjeçarin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprat penale ” Vrasja nga pakujdesia”, e ,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë dhe sportive”.
/DRONI.al/ l.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/