3 cështjet që diskutoi kreu i opozitës Basha me Presidenten Vjosa Osmani

3 cështjet që diskutoi kreu i opozitës Basha me Presidenten Vjosa Osmani

101
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha priti sot në një takim Presidenten e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani. U prekën 3 cështje kryesore gjatë takimit tha Basha në një dalje për mediat bashkë me zj Osmani.

Çështja 1, domosdoshmëria e unifikimit të qëndrimeve Kosovë – Shqipëri. Basha tha se ishte krenar që ka bërë gjithçka për pavarësinë dhe njohjet e Kosovës ndërsa kërkoi që Kuvendi të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Kosovë. “Historia s’mund të shkruhet nga agresorët. Liria s’mund të nëpërkëmbet nga ata që nderojnë agresorin por ndërkohë mbështesim fuqimisht dialogun Serbi – Kosovë për njohjen finale”, tha Basha.

Çështja 2, është nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare mes nesh, tha shefi I opozitës shiptare. “Një nga vendimet e para të qeverisë time, heqja e traut në Rrugën e Kombit. Kemi një detyrim të madh ndaj rinisë në Shqipëri dhe Kosovë. Si dy përfaqësues të brezit të ri në politikë shohim të ardhmen e dy vendeve tek rinia”, tha Basha.

Çështja 3 ishte bashkëpunim në luftën kundër kapjes së shtetit, krimit dhe korrupsionit, tha Basha. “Mirënjohje e thellë për mesazhet e qarta të Znj. Osmani.Si kryeministër nesër dhe si nip i Kosovës, shumë shpejt do të keni në krahun tuaj fuqinë tonë të plotë”, tha Basha./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY