Shpërthen dyqani me bombola gazi, plagosen 2 persona

Shpërthen dyqani me bombola gazi, plagosen 2 persona

110
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në një biznes bombolash gazi në Rrugën Spyrou Mela në Kalivia, Lamia.

Sipas raportimeve të mediave greke shpërthimi shkaktoi një zjarr shumë të madh që tronditi tërë zonën.

Ndërhyrja e menjëhershme e Shërbimit Zjarrfikës vuri shumë shpejt zjarrin nën kontroll të pjesshëm.

Pak mimuta më vonë një shpërthim i ri la të plagosur një punonjës të zjarrfikëses, i cili po përpiqej të shuante flakët dhe kontrollonte zonën. I plagosur mbeti edhe pronari i një biznesi aty pranë.

Më vonë u dha një alarm dhe banorët u urdhëruan të evakuojnë zonën nga frika e një shpërthimi tjetër të madh. Të plagosurit u dërguan me ambulancë në spital për ndihmën e parë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY