Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Munsterland të Gjermanisë ku një 51-vjeçar, shqiptar nga Kosova ka vrarë gruan, vajzën dhe më pas veten. Sipas raportimeve të mediave gjermane burri vrau fillimisht gruan 46 vjeç, më pas vajzën 17 vjeçe dhe në fund u vetëvar në verandë me litar.
Sipas raportimeve në banesë ka qenë dhe vajza më e vogël e çiftit kosovar, 14 vjeçarja e cila fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit, ndërsa vajza e madhe jeton në një qytet tjetër.
“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohur, i cili më pas ka kontaktuar Policinë.
Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime 14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/