Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Bledi Çuçin. Sipas procedurës, Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt, nga posti i ministrit të Brendshëm.
Po ashtu kreu i shtetit ka dekretuar Milva Ekonomin si ministre të Bujqësisë, e cila zëvendëson Bledi Çuçin. Emrat e ministrave të rinj nga qeveria i kanë shkuar presidentit mëngjesin e sotëm, ndërsa i ka dekretuar menjëherë.
Presidenti ka për detyrë që të verifikojë emrat e propozuar nga Kryeministri. Kjo procedurë kërkon pak më shumë se një orë sic ka ndodhur sot me emrat e dy ministrave të rinj.
Shpejtësia më të cilin Presidenti dekeretoi dy ministrat hedh hije mbi rastet e tjera kur Presidenti ka hezituar për ditë të tëra, sic ishte rasti I Sandër Lleshja që u bë ministër I Brendshëm, apo nuk ka dekretuar ministra sic është rasti I ministrit të propozuar të jashtëm Genc Cakaj.
Ministrat e propozuar nga Rama kanë qënë në qendër të vëmendjes së medias dhe publikut mëse një herë.
Rasti I Cucit është një një rast I kthjellët I nepotizmit në qeveri, duke patur parasysh historinë e lidhjeve familjare të ministrit me Kryeministrin Rama.
Ndërkohë Ministrja e propozuar e Bujqësisë, Ekonomi ishte zëvëndësministre e Shëndetësisë kur u nënshkruan disa nga marrëceshjet me korruptive të qeverisë me koncesionarë përfshi edhe Check up. Milva Ekonomi nuk është e përfolur për korrupsion dhe e ka ndarë veten nga ai proces koncesionimi, por shumëkush mund të priste që edhe Presidenti Meta të verifikonte pozicionin e saj në këto marrëveshje. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/