KPA vendos: Shkarkohet ish-kandidati për SPAK Shkëlzen Cena

KPA vendos: Shkarkohet ish-kandidati për SPAK Shkëlzen Cena

56
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Shkëlzen Cena, ish-kandidat për SPAK i caktuar nga KPK në 14 qershor të vitit të kaluar.

Në njoftimin e KPA thuhet që vendimi u mor nga trupi gjykues ku kryesuese ishte Natasha Mulaj, relator Ardian Hajdari, ndërsa Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

Shkëlzen Cena, ish-prokuror në qytetin e Dibrës sipas KPK kishte probleme me pasurinë dhe në disa nga hetimet që kishte ndjekur.

Ndaj tij pati gjithashtu një raport negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i cili kishte dyshime që Cena ishte përfshirë në korrupsion pasiv dhe se kishte kontakte të papërshtatshme.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.12.2020.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY