Itali/ Gjëndet valixhja e katërt me trupat e copëtuar: Gjurma e gishtit...

Itali/ Gjëndet valixhja e katërt me trupat e copëtuar: Gjurma e gishtit e 59-vjeçarit Pasho

170
0
Shares

Sot në mesditë është gjetur valixhja e katërt e cila kishte pjesë trupore. Sipas mjekësisë ligjore të Romës identifikon nëpërmjet gishtit njërin prej trupave të gjetur të coptuar .
Si fillim hetuesit u ndihmuan për identifikimin dhe nga tatuzhi, që 59-vjeçari kishte në parakrah. Informacionet e mediave Italiane janë të ndryshme rreth kësaj ngjarjeje .
Sipas ekspertizës mjekoligjore gruaja është rrahur për vdekje dhe më pas është mbytur.
Bashkëshorti është therur dhe trupat janë copëtuar me hanxhar.

Viktimat janë mbështjellë me celofan dhe batanije. Mediat italiane  thonë se autorët kanë dashur t’i japin një mesazh dikujt. Kjo për faktin se kufomat janë trajtuar me kimikate për ti mbajtur të padekompozuar.

Gjithashtu mediat  italiane thonë se autorët i kanë ndjekur dy personat pasi ata kanë dalë nga burgu i Solecanos, ku ndodhej djali i tyre, i dënuar për trafik droge.

Dyshohet  se krimi makabër mund të ketë lidhje me të shkuarën e djalit, Taulant Pashës. Ai është arratisur nga burgu duke humbur gjurmët. Mediat raportojnë se dy trupave u mongojnë disa gjymtyrë dhe për këtë janë duke kërkuar në zonë.

Shpëtim dhe Teuta Pasho kishin jetuar për disa vite në zonën e Empolit. Më pas ishin kthyer në Shqipëri dhe rregullisht vizitonin 3 fëmijët në Toskana, Dorinën, Vitore dhe Taulantin. Çifti në tetor të 2015 ishin në Firence, një muaj më vonë ata humbën gjurmët.

Dy vajzat kishin denoncuar zhdukjen e prindërve edhe në programin televiziv “Kush e ka parë” “Chi la Visto”, por pa asnjë rezultat. Në emision dy vajzat e tyre, treguan për një telefonatë të bërë në dy nëntor të 2015 nga një numër anonim, ku nëna, u kërkoi të mos kishin më marrëdhënie.

Në këtë bisede telefonike, Teuta u kishte thënë se do të shkonte të vizitonte djalin, i cili ishte ndaluar në atë kohë në Sollicciano nga policia e më pas do të udhëtonin në Gjermani. Për vite me radhë, nuk pati asnjë lajm për zhdukjen e çiftit, deri u zbuluan katër valixhet me pjesët e trupave të tyre.

/DRONI.al/ l/b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY