“Korrupsioni, nje nga deshtimet e medha te qeverise Rama”

“Korrupsioni, nje nga deshtimet e medha te qeverise Rama”

91
0
Shares

“ Korrupsioni është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Ti konfirmoi se korrupsioni është rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg BE, deklaruan sot ne nje konference per media Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj

Deklarata e Tabakut:

Këto 7 vjet, shqiptarët e kanë ndierë në lëkurë dështimin e qeverisjes së Edi Ramës. Një nga dështimet më të mëdha të tij lidhet me korrupsionin. Ky virus ka prekur çdo qelizë të qeverisë, çdo ind të pushtetit, që nga dita e parë në pushtet.

Korrupsioni qeveritar, shkaktar për rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje shqiptare, ka marrë përmasa shqetësuese ndërkombëtare.

Organizata e specializuar për këtë çështje, Transparency International ngre alarmin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit!

Transparency International tregon se korrupsioni ëshët rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg Bashimit Europian.

Analiza e detajuar e Transparency International del në të njëjtin përfundim si opozita dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, se qeveria shqiptare është thjesht zëdhënësja e oligarkëve, klinetëve dhe e krimit.

“Sundimi i ligjit është i minuar vazhdimisht. Motivimi kryesor është kapja e shtetit për përfitime private. Kjo çon në shpërdorim të gjerë të detyrës publike “– thuhet në raport.

Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës. Ligjet preferenciale si ai i Koporatës së Investimeve, ligji special për teatrin, ligjet që ulin taksa për sektorë si minierat, ndërkohë rrisin taksat për 97% të bizneseve janë qartazi shembuj të kapjes së shtetit.

Ligji i Lojrave të Fatit që kjo mazhorancë e mbrojti dhe promovoi ishte një qokë për bizneset e lojrave të fatit pranë qeverisë. Një ligj që nuk ndihmon rregullimin por avantazhon padrejtësisht këto grupe.

Siç pohohet edhe nga organizatat ndërkombëtare, ky është ligj që ka favorizuar pastrimin e parave në Shqipëri.

Kompanitë e lojrave të fatit të preferuara nga qeveria kanë ndikuar e lobuar që ky ligj të kalojë duke pasur përfitime direkte me rritje deri ne 68%, të cilat kanë ndikuar njëkohësisht që këto biznese të jenë të angazhuar dhe në pastrimin e parave.

Ndërsa vendi është zhytur në krizën e thelluar edhe nga pandemia, qeveria Rama dhe parlamenti shndërruar në nje noter që vulos kërkesat e oligarkëve, aprovuan lehtësisht dhe në kundështi me çdo parim kontratën për rrugën Milot-Balldren.

Raporti flet për ofertat e pakërkuara që kanë prishur tregun dhe konkurencën dhe çdo kontratë koncesionare në infrastrukturë është dhënë pa garë.

Kontrata e rrugës Milot – Balldren, e denoncuar nga opozita, përmendet specifikisht sepse kostot janë dyfish të larta, shkon deri në 300 milionë euro duke e bërë koston për km rreth 20 milionë euro. Kompania që ka fituar këtë tender, ANK zotërohet nga një ish deputet e i PS dhe vellai i tij Agim dhe Ndue Kola.

Një kontratë kriminale në kurriz ta taksave të shqiptarëve që nuk është e vetmja.

Në 8 vite qeverisje Edi Rama ka rritur taksat por krimi më i madh karshi shqiptarëve është taksa e korrupsionit. Ky është dështimi më flagrant i Edi Ramës.

Ai ka vrarë shpirtin e sipërmarrjes në vend duke votuar ligje në favor vetëm të disa bizneseve. Ligje të shkruara posaçërisht, siç raporti Transparency International nënvizoi, për t’i shërbyer një pakice fare të vogël që prej 7 vjetësh sundon jetën dhe zotëron taksat e shqiptarëve.

Korrupsioni gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga dështimet e mëdha të tij. Për 7 vjet me radhë, ky korrupsion në çdo qelizë të qeverisjes bëri që ekonomia të përkeqësohet, rriti koston e jetësës dhe na mban larg integrimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare. Shqipëria ka nevojë për një qeverisje në shërbim të qytetarëve. Për ligje që janë në favor të tyre dhe jo oligarkisë. Shqipëria ka nevojë për ndershmëri. Për një betejë të hapur dhe të pakompromistë ndaj virusit Rama. Boll më! Është koha për ndryshim.

Deklarata e Alibeaj:

Raporti i Transparency International ka hedhur dritë edhe mbi anën më të errët të qeverisë së Edi Ramës – lidhjet e tij me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për ta përdorur atë kundra qytetarëve.

Në 7 vjet, Edi Rama nuk ka punuar për qytetarët. Ka punuar për veten dhe për organizata kriminale, të cilat e kanë ndihmuar të blejë vota, ndërsa qeveria e Edi Ramës u ka lehtësuar, fjala vjen, trafikun ndërkombëtar të drogës.

Raporti i Transprency International konfirmoi pikë për pikë gjithçka Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë.

Aty përmenden me emër dhe mbiemër njerëzit kryesorë që kanë blerë vota me krimin dhe kanë lehtësuar trafikun ndërkombëtar të drogës. Vangjush Dako, me të cilin Edi Rama mburret publikisht se e ka mik, dhe Saimir Tahiri, për të cilin Edi Rama ishte krenar gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Brendshme.

“Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore të Edi Ramës në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin kriminal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale.”. Këto nuk janë më deklarata të Partisë Demokratike. Është qendrimi i Transparency International.

Gjithçka kanë bërë, korrupsioni, blerja e votave, lidhjet me krimin, trafiku i drogës ka patur një qëllim: mbajtjen e pushtetit dhe pasurimin e paligjshëm.

Kjo kapje e shtetit gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës, siç pohohet edhe në nivelet më të larta të ekspertizës ndërkombëtare, po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me kosto të rëndë të qytetarëve të zakonshëm.

Raporti flet për disa nga ministrat e qeverive të Edi Ramës në këto 7 vite. Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknuri.

Të parin e përmend për lidhjet me grupin Kriminal të Habilajve dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës gjatë 4 viteve të para të mandatit të Edi Ramës. Mëkëmbësin tjetër të Edi Ramës për çështjet e pazareve korruptive, Damian Gjiknuri, raporti e përmend si të akuzuar për aferën me CEZ, me të cilën i shkaktuan një dëm kolosal ekonomisë.

Me këtë rast, raporti vë në dukje atë që e quan “performancë të dobët të prokurorëve në rastin e Gjiknurit, për të cilin ka një padi për dëmin e shkaktuar prej 479 milionë eurosh me paktin që favorizonte CEZ-in.

Raporti ka disa lajme të këqija për qytetarët, për mënyrën sesi po qeverisen dhe si po abuzohen nga qeveria e tyre e dështuar. Por ai ka edhe një lajm të mirë.

Lajmi i mirë është se askush në Shqipëri nuk beson më tek Edi Rama dhe njërëzit e kanë kuptuar se është një kryeministër i dështuar. Këtë e treguan edhe demonstrate e rinisë ditët e fundit. Të gjithë e shohin si një politikan gënjeshtar, që për 7 vjet nuk bëri asgjë dhe nuk i mban premtimet.

Mjaft është mjaft! Qytetarët duan ndryshimin për të patur një qeveri të ndershme, që i përfaqëson inetersat e njerëzve dhe i mbron ato.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY