Protestë te ministria e Arsimit, Evis Kushi talli nxënësit e studentët e...

Protestë te ministria e Arsimit, Evis Kushi talli nxënësit e studentët e protestës

129
0
Shares

Lëvizjes për Universitetin mblodhi sot para Ministrisë së Arsimit mbështetës të saj duke I kërkuar ministers Evis Kushi të japë dorëheqjen.

Ata kanë goditur godinën me bojë të zezë dhe vezë muret e ministrisë në shenjë proteste pas deklaratës së Kushit për trajtim me psikolog të nxënësve që kanë marrë pjesë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.

“Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni”, shprehen ata.

Aktivistët e kanë cilësuar si krim dhe kriminale tentativën për të përndjekur të miturit nëpër shkolla.

Ata deklarojnë se sistemi arsimor në vend po shkon drejt rrënimit, ndërsa mundësinë për t’u shkolluar e kanë gjithnjë e më shumë të pasurit.

Ministrja Kushi ka përgënjeshtruar fjalët që kanë dalë duke thënë se është keqcituar dhe është shpifur ndaj saj. Ndër të tjera ajo është shprehur se është pro protestave por kundër atyre të dhunshme, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY