Arrestohet djali i biznesmenit grek, plagosi ish boksierin shqiptar

Arrestohet djali i biznesmenit grek, plagosi ish boksierin shqiptar

891
0
Shares

Policia greke ka vënë në pranga djalin e një biznesmeni të fuqishëm grek (emri i tij nuk bëhet publik), i cili ka fyer fillimisht për origjinën 32-vjeçarin shqiptar, ish boksier, i cili punonte në një dyqan shitje automjetesh. Më pas greku e ka qëlluar shqiptarin me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

32-vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë, lëvizje që i shpëtoi atij jetën, pasi mjekët e klinikës mundën ti ndalnin hemorragjinë. Në vazhdim 32-vjeçari, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik, u dërgua në spitalin Thriasio, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Patrulla të policisë identifikuan makinën e autorëve dhe mundën të vënë në pranga dy autorët, të dy shtetas grekë.

Policia thotë se autori i ngjarjes është person me precedentë penalë. Në të shkuarën ai është arrestuar për sulm ndaj policisë, por u lirua pak muaj më vonë, ndërsa është akuzuar edhe disa herë të tjera për sulme të dhunshme.

Të dy autorët do të dërgohen për masë sigurie në gjykatë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY