Basha premton reformim të Policisë pas deklaratave të bëra më herët

Basha premton reformim të Policisë pas deklaratave të bëra më herët

38
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar një reformim të thellë në Policinë e Shtetit pas deklaratës që bëri në konferencën me gazetarët. Basha theksoi se pas reformimit policia do të luftojë krimin dhe do të mbrojë qytetarët dhe ligjin.

“Policia e Shtetit do t’u kthehet qytetarëve. Reformë e thellë, për një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE”, shkruan Basha në Twitter.

Ndërkohë paraditen e sotme, Basha u shpreh në një deklaratë për mediat se policia do jetë sërish e qytetarëve dhe nul do të lejohen të veprojnë nën efektin e drogës.

“Policia e Shtetit do i kthehet qytetarë, jo më për të ruajtur arat e kanabisit, jo poshtërohet për të përshëndetur kriminelët me makina të blinduara ndërkohë që rreth nënat e fëmijët, do përbëhet nga njerëz profesionistë jo militantë partie.

Nuk do lejohen kuadro që përdorin drogë dhe veprojnë nën efektin e drogës, por peshku qelbet nga koka. Mirënjohje për ata që në këto kushte mundohen të bëjnë detyrën e tyre, sikurse zotohem që si kryetar i opozitës, do ua heq nga qafa barrën e shefave mafiozë që i kanë tjetërsuar, depersonalizuar i përdorin si mish për top. Reformë e thellë polici që do luftojë krimin do mbrojë qytetarët e do jetë pjesë përpjekjes sonë të suksesshme për të futur vendin në BE. Brenda 6 muajve të parë të qeverisë do keni polici të standarteve të policisë së Kosovës si fillim” u shpreh Basha.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY