Raporti i “Transparency International “, fakte tronditëse që fusin Shqipërinë në listën...

Raporti i “Transparency International “, fakte tronditëse që fusin Shqipërinë në listën e zezë

75
0
Shares

Institucioni i specializuar për korrupsionin “Transparency International” e ka futur Shqipërinë në listën e zezë të korrupsionit.

Ndër rastet që përmenden në raport është një për kompaninë e ish-deputetit të PS Ndue Kola, e cila aktualisht është nën emrin e të vëllait. Në raport thuhet që në vitin 2018, kompania A.N.K. paraqiti një propozim për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren me një çmim sa gati dyfishi i parashikuar nga qeveria e Shqipërisë.

Raporti më tej thotë që kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me kosto të rëndë te qytetarët e zakonshëm.

Në raport përmendet edhe Vangjush Dako, i cili si anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore në Durrës gjatë zgjedhjeve të 2017-sës në Shqipëri bashkëpunoi me klanin lokal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale.

“Një ligj i miratuar në Shqipëri i ka dhënë A.N.K Sh.P.K., një kompani pranë Partisë Socialiste në pushtet, një kontratë jashtëzakonisht të çmuar për ndërtimin e një rruge 17.2 km. Kostot e ndërtimit pritet të jenë gati 300 milion €, mbi dyfishin e shumës që qeveria kishte parashikuar.

Në tetor Ministria e Infrastrukturës njoftoi një Koncesion 13-vjeçar për A.N.K Sh.P.K. për ndërtimin e rrugës 17.2 km Milot-Balldren. Ligji Nr 52 u miratua në Korrik 2019 për këtë qëllim. Për punën, kompania do të ngarkojë 256 milion € (15 milion € për km), më shumë se dyfishi i shumës që qeveria e Shqipërisë kishte parashikuar për ndërtimin e rrugës në Strategjinë e Transportit Sektorial 2016-2020. Megjithatë, qeveria alokoi një shtesë prej 44 milion € për projektin në planin e tij buxhetor afatmesëm, duke rritur koston totale në gati 300 milion €. Institucioni i Lartë i Kontrollit të Shtetit të Shqipërisë (KLSH) zbuloi një rritje artificiale në kostot e projektit të krijuar duke e kualifikuar projektin si një “autostradë” në vend të një “rruge ndërurbane” me një rritje konsekuente të çmimit nga 61.5 milion € në 140 milion € në studimin e fizibilitetit.

Prania e kapjes së shtetit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi është raportuar në raportet e zgjerimit të Komisionit Evropian për vendet, por mbështetjet dhe motivimet e tij nuk janë adresuar sa duhet në reformat e promovuara në rajon.

Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin lokal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale.”

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY