Qytettarë dhe aktivistë në Shkodër kanë zhvilluar një protestë simbolike këtë mbrëmje per vrasjen e te riut ne Tirane.
Pjesemarresit ne heshtje kane ndezur qirinj pranë pedonales në shenjë homazhi për të riun Klodian Rasha, që u ekzekutua nga policia në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.
Protesta homazh mbrëmjen e sotme u zhvillua qellimisht pas orës 22:00 duke thyer kështu orën policore që është vendosur për shkak të koronavirusit, ne solidaritet me te Rashen qe u vra ndersa po i largohej polivise per gjoben.
Marshimi ka qenë në heshtje. Policia nuk vrau asnje prej tyre.
Qytetarët kanë përcjellë mesazhin se thyerja e orarit policor nuk mund të bëhet shkak për veprime ekstreme.
Marshimi është mbyllur me vendosjen e qirinjve në dyert e prefekturës si një institucion në varësi të qeverisë.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat konstatoi se efektivi i policisë ka thyer ligjin për përdorimin e armëve. Veprimi i tij duke qëlluar me pistoletë në kokë dhe shpatull 25 vjeçarin nuk ka qenë në proporcion me rrezikun që ka pasur./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/