Ditën e sotme ka ndërruar jetë një tjetër i aksidentuar nga aksidenti që ndodhi para gjashtë ditëve në Dibër, aksident ku dhe humbi jetën një 36 vjeçar.
Në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e 2 dhjetorit, humbi jetën 34 vjeçari, Mirjan Basha, ndërsa ditën e sotme ndërroi jetë edhe 23 vjeçari Ilir Mena.
I riu u dërgua pas aksidentit me ambulance në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk arriti të mbijetojë. Pikerisht udhetimi i gjate me ambulance dhe mungesa e helikopterit ndikoi ne gjendjen e tij edhe ashtu te renduar.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, një nga të cilët është në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa shoferi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në aksidentin që ndodhi më 2 dhjetor në mjet ndodheshin katër të rinj.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/