Policia ndalon Viktor Ymerin, i denuar per disa vrasje, la burgun ne...

Policia ndalon Viktor Ymerin, i denuar per disa vrasje, la burgun ne 2019

225
0
Shares

Është shoqëruar në polici Viktor Ymeri, i cili njihet me nofkën si “Tori i Xhihanes”, i cili nderkohe eshte edhe daja i Edison Harizaj, i njohur ndryshe si ‘faqedjeguri’.

Harizaj, 33 vjeç njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe u ekzekutua në një atentat në Durrës në vitin 2018.

Ymeri dyshohet të ketë lidhje me një atentat në Durrës, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe Indrit Taullai, arrestuar dy dite me pare ne Kosove.

Viktor Taullai  ka qenë i dënuar fillimisht me burg te perjetshem qe me pas u kthye ne 25 vite burg për dy vrasje, por në vitin 2019 u lirua me kusht nga Gjykata e Elbasanit.

Kush është Viktor Ymeri

Viktor Ymeri që prej vitit 1999 deri në Dhjetor 2019 ka qëndruar në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg. Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY