Deshmon polici: Rrethanat ne te cilat qelloi mbi 25 vjecarin

Deshmon polici: Rrethanat ne te cilat qelloi mbi 25 vjecarin

140
0
Shares

Pjese nga deshmia e punonjësit të Policisë, i cili ka qëlluar me armë 25-vjeçarin Klodjan Rasha në zonën e Laprakës në Tiranë eshte publikuar ne media.

Efektivi është shprehur se i ka bërë thirrje disa herë të riut që të ndalonte, por nuk ka pranuar, dhe për këtë shkak e kanë ndjekur.

“Isha turni i tretë dhe isha në punë. Ishim për patrullim në zonë, e kemi parë duke lëvizuar jashtë orës policore, përveç kësaj na ngjalli edhe dyshime. I komunikuam që të ndalonte por nuk pranoi, nisi të na kërcënonte. Teksa u përpoqëm ta ndalojmë, ai vrapoi. Kam njoftuar fillimisht sallën, dhe më pas e ndoqëm nga pas duke i bërë vazhdimisht thirrje që të ndalonte”, mësohet të ketë deklaruar efektivi i Shqiponjave, publikon faxnews.

Ligji i Policisë së Shtetit e parashikon rastet kur polici qellon me armë. Ai lejohet te qelloje me arme zjarri në rast se ka një rrezik nga personi përballë, dhe gjithnjë duhet të qëllojë në pjesët e poshtme të trupit. Ndërkohë që ndaj Rashës është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në pjesën e shpatullës, që i kanë shkaktuar vdekjen.

Pritet qe policit ti komunikohet masa e arrestit. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY