Rudina Hajdari: Ku shkuan lekët që u morën borxh gjatë kësaj periudhe...

Rudina Hajdari: Ku shkuan lekët që u morën borxh gjatë kësaj periudhe të pandemisë

58
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari pyeti sot në Kuvend qeverinë se ku shkuan lekët që u morën borxh gjatë kësaj periudhe për pandeminë e COVID-19.

“Pas kësaj marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim, qeveria shqiptare do të marrë 15 mln euro. Një pyetje që më shqetëson mua është se ku i çojnë paratë që marrin borxh?! Keni marrë që nga fillimi 1.2 mld euro borxh. Ministria e Financave na thotë se deficiti s’ka shkuar as 500 mln euro. Ndaj ky deficit nuk pritet që të shkojë më shumë se kaq. Pse kemi marrë kaq shumë borxh dhe pse po vazhdojmë të marrim?! 500 mln euro i kemi marrë për krizën ndaj COVID, por qeveria Rama as 50 mln euro si ka çuar për përballimin e krizës. Edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paketat e mbështetjes së COVID të Shqipërisë janë më të vogla se të rajonit. Rama është kryeministrit i vetëm në rajon që merr një shumë parash dhe ofron ndihmën më të vogël qytetarëve. Fatkeqve që i la pandemia pa punë, iu dha ndihmë qesharake. Këto të tjerat u bënë për të hapur fushatën elektorale. Pse u morën kaq shumë borxh kur plani ishte që të përdorimin kaq pak për kompensimin e dëmeve apo dhe mbështetjen e shëndetësisë. Meqë këto lek3ë u morën borxh 1.2 mld euro, pse s’ju dhamë ndihmë atyre njerëzve që vuajnë nga pandemia. Pse s’ju dha një paketë e tretë për ata njerëz dhe bizneset në nevojë. Pse të mos japim një paketë ndihme për biznesin e vogël që po mbyll qepenat çdo ditë. Një transfertë direkte për përballimin e kostove. Mbyllja e bizneseve do të na kushtojë shumë e më shumë. Le të miratojmë një paketë për biznesin e vogël që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat. Kjo do të ndihmojë dhe në stimulimin e konsumit. Sikur 200 mln euro t’i angazhojmë për t’i dhënë për krizën, do të mjafton te që të rikuperohej diçka. Nga kjo do të kemi fitime nga mbajtja e biznesit por dhe konsumit do t’i jepej një hov që është tkurrur. Borxhet i kemi marrë, interesat po i paguajmë. Ndaj t’i përdorimin këto borxhe për diçka atë mirë. I kemi marrë gjithmonë dhe një Zot e di se ku kanë shkuar.”, tha ajo.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY