A refuzoi Kryeministri mbylljen në fundjavë, Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka shtrëngim...

A refuzoi Kryeministri mbylljen në fundjavë, Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka shtrëngim të masave anticovid

175
0
Shares

Komiteti i Ekspertëve mohoi sot të ketë propozuar një mbyllje në fundjavë dhe se kryeministri Rama nuk ka pranuar mbylljen totale në fundjavë dhe për shkak të impaktit në ekonomi dhe pse ishte propozuar si masë nga ky komitet.

“Komiteti i ekspertëve nuk e ka kërkuar këtë alternativë dhe për situatën ku jemi nuk është e justifikuar”, tha drejtuesja e Komitetit Mira Rakacolli.

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të mos ketë një shtrëngim të masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Rakacolli, e cila u shpreh se masat që kanë qenë në fuqi deri sot, do të vijojnë për një afat të pacaktuar, por nuk parashikohet një mbyllje e fundjava, siç ishte raportuar më herët nga burime të ndryshme.

“Komiteti i Ekspertëve bëri një analizë të thelluar në mbledhjen që u mbajt sot, masat do të vijojnë të jenë njësoj si ato të tre javëve që lamë pas, pasi në javën e fundit ka pasur një ulje të rasteve. Ndalohen grumbullimet e më shumë se 10 personave, mbledhjet partiake, ceremonitë mortore jashtë familjes. Do të vijojë të jetë në fuqi ora policore pas 22 të mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit. Këto masa do të jenë në fuqi për një afat të pacaktuar dhe në rast se do të ketë një përkeqësim të situatës ato do të rishikohen”, deklaroi Rakacolli.

Sa i takon mënyrës sesi qytetarët shqiptarë do ti kalojnë festat, Rakacolli tha se është herët për të folur për këtë , pasi situata e Covidit është shumë dinamike.

Në vijim Rakacolli tha se testet e shpejta priten të mbërrijnë brenda dhjetorit pasi janë bërë të gjitha protokollet se si do të përdoren.

Eugena Tomini shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, ka deklaruar se tri qarqet me numrin më të lartë të personave të infektuar më Covid-19 janë Tirana, Gjirokastra dhe Lezha.

“Sa i takon situatës epidemiologjike ajo vijon që të jetë me intesitet të lartë nga 254-347 raste për 100 mijë banorë. Vetëm javën e fundit është vënë re një ulje e rasteve, në krahasim me një javë më herët. Qarku që mban peshën më të madhe të rasteve është Tirana, Gjirokastra dhe më pas Lezha, ka një transmetim të lartë komunitar. Ky lloj intesiteti është për shkak të masave që janë deri diku të lehta, eleminimi i grumbullimeve ka sjellë një ulje të numrit të rasteve pozitive”, tha Tomini./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY