Policia jep detajet, si u ekzekutua i riu në Dukat

Policia jep detajet, si u ekzekutua i riu në Dukat

88
0
Shares

Me anë të një njoftimi policia ka zbuluar detaje nga vrasja e 27 vjeçarit, Beniamin Bezhani në Vlorë.

Sipas policisë ka qënë një telefonatë nga një qytetar në Sallën Operative Vlorë që ka ngritur alarmin për një automjet të ndaluar në rrugë në Orikum, brenda të cilit ishte një person i pa jetë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën.

Njoftimi i policisë: Vlorë

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY