Një familje e përbërë nga prindërit dhe vajza e tyre shtatzënë në Rusi kanë humbur jetën nga Covid-19 në vetëm pak ditë. Fatkeqësisht mjekët kanë arritur të shpëtojnë vetëm foshnjën.
Mediat vendase raportojnë që një 64-vjeçar, gruaja e tij 61-vjeçare dhe vajza 36-vjeçare kanë vdekur pas infektimit me Covid-19. 36 vjeçarja, Svetlana Sorochinskaya, vdiq menjëherë pasi solli në jetë fëmijën.
Sipas informacioneve të dhëna nga të afërmit 64-vjeçari ka pasur një operacion në zemër dhe mendohet se gruaja dhe vajza janë infektuar gjatë vizitave në spital.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/