Autori i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, Alban Buxhovi, ka deklaruar se në të vërtetë ai është berber me profesion.
Buxhovi ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” që u vendos në një qendër tregtare në Prizren dhe u hoq më pas për shkak të kritikave të shumta që mori.
Teksa foli në emisionin “Frontal”, Buxhovi tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punishte .
“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi në T7.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/