Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglou, i ka shpëtuar një atentati nga anëtarët e ISIS ditën e sotme, sipas mediave turke.
Gazeta turke ‘Sozcu’ në një artikull të titulluar “Raport mbi vrasjen e Immamoglu” deklaroi se 10 ditë më parë Ministria e Brendshme e vendit informoi rojën e kryetarit të Stambollit për një përpjekje atentati të mundshëm kundër tij. Sipas atij informacioni, anëtarët e ISIS në Turqi po planifikonin vrasjen e kryetarit të Stambollit.
Që nga marrja e informacionit, janë marrë masa shtesë për sigurinë e kryetarit, ndërsa Ministria e Brendshme konfirmoi informacionin në lidhje me sulmin e planifikuar. Gjithsesi ende nuk ka asnjë informacion mbi arrestimin e autorëve.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/