ELBASAN/ 3 vdekje nga Covid, midis të infektuarve një mjek e një...

ELBASAN/ 3 vdekje nga Covid, midis të infektuarve një mjek e një prokuror

90
0
Shares

Tre pacientë të infektuar me COVID-19 nga qyteti i Elbasanit kanë humbur betejën me koronavirusin ditën e sotme duke e çuar numrin e viktimave në këtë qark 72. Viktimat janë një 56 vjeçar, një 69 dhe një 70 vjeçar.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u testuan pozitivë 832 persona, nga të cilët 32 persona në Elbasan.

Gjatë orëve të fundit midis të prekurve me COVID-19 në Elbasan është edhe një mjek në qendrën spitalore Xhaferr Kongoli dhe një prokuror në Prokurorinë e qytetit.

Numri i personave të testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin ka shkuar në 39 014, ndërsa ai i viktimave në 822.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY