Pas të shtënave në Lezhë gjendet një makinë e djegur

Pas të shtënave në Lezhë gjendet një makinë e djegur

79
0
Shares

Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri  në aksin Lezhë- Milot, në afërsi të restorant “Bezhi”, ku u raportua i plagosur rëndë në gjoks shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç. I dërguar në spitalin e Traumës Deda është në gjendje kritike për jetën.

Pak minuta pas plagosjes në Lezhë është gjetur dhe një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Pllanë, pranë urës së Matit që çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një atentat, ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda, i cili njihet edhe me nofkën ‘Leksi i Druve’.

Shërbimet e Policisë së Lezhës të mbështetura dhe nga forcat e FNSh-së po zhbirojnë zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY