Raporti i FMN komentohet nga Tabaku: Borxhi jashte kontrollit, te ndalohen shpenzimet...

Raporti i FMN komentohet nga Tabaku: Borxhi jashte kontrollit, te ndalohen shpenzimet e panevojshme

119
0
Shares

Ish deputetja Jorida Tabaku citon raportin e FMN duke theksuar se borxhi eshte jashtë kontrolli ndersa ka kerkuar qe buxheti i shtetit të ndalojë çdo shpenzim të panevojshëm.

Postimi i Tabakut:

Sot, ekonomia Shqiptare po vuan si rezultat i rritjes 8 vjeçare të taksave, i abuzumit dhe mungesës së vizionit.
Raporti i fundit i FMN ngriti të njëjtat shqetësime që opozita ka kohë që i ngre:

– Qeveria duhet t’i hapë rrugën mbështetjes vetëm të aktiviteteve esenciale në buxhet dhe të ndihmojë më vulnerabël, përfshirë edhe mos harxhimin e parave për shpenzime jo prioritare duke përmisuar eficencën e shpenzimeve. Kjo është urgjente shpenzimet e buxhetit kanë nevojë për një rishikim dhe përmbajtje të shpenzimeve për të manaxhuar situatën.

– Ndryshimet e vazhdueshme dhe pa bazë të politikave fiskale duhet të shmangen, sepse kanë dobësuar sistemin fiskal.

– Autoritetet duhet të përgatiten në rastin e masave të kontigjencës në rast të një ashpërsimi të situatës nga pandemia.
FMN konstaton se Shqipëri ka pasur një rënie ekonomike që në 4 mujorin e fundit të 2019 dhe arriti në -10.4% në tremujorin e dytë të 2020, ndërkohë që të gjithë treguesit e ekonomisë janë në përkeqësim:

Deficiti buxhetor u zgjerua në gjysmën e dytë të 2020 duke reflektuar rënien e turistëve, eksporteve dhe remitancave, të ardhurat nga taksat gjatë periudhës Janar-Shtator ranë me 10.6% nga viti i shkuar dhe goditjen më të madhe e dhanë taksat e të ardhurave dhe fitim që u prek rëndë (rënie me 29%).

Të gjitha këto lidhen me mungesën e strategjisë së Ramës gjatë pandemisë, me korrupsionin galopant që ka shoqëruar cdo vendim të qeverisë dhe ato në kohë fatkeqësie dhe me mungesën e paketa për ndihmën.

Sot, Shqipëria rendit ndër vendet me borxhin më të lartë i cili rrezikon të shkojë në 88%, dhe ishte pikërisht ky borxh që e pengoi atë të jepte ndihmë në kohën e pandemisë, duke rezultuar në ndihmën kmë të vogël në Ballkanin Perëndimor.
Per vitin e ardhshëm vlera e kontratave të PPP pritet të shkojë në 50% të produktit të brendshëm bruto edhe pse FMN vazhdon të këshillojë alokimin e fondeve për njerëzit në nevojë.

Ndërkohë që në lidhje me fondet e rimëkëmbjes ku ka një korrpsion të lartë thuhet që është e domosdoshme që të sigurohet një prokurim i duhur publik, një mbikqyrje strikte, një monitorim adeguat dhe një raportim i saktë (përfshirë edhe publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit) dhe një audit i pavarur i fondeve që të jetë i jashtëm.

Shqiptarët nuk duan një kryeministër që e kalon kohen ne FB dhe Instagram, por që lufton vërtet epideminë dhe mbështet ekonominë. Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit.

Na duhet një duhet nje qeveri që punon për të rindërtuar vendin dhe për të shëruar plagët e ekonomisë të hapura këto 8 vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY