Vrasja e kryeshkencetarit berthamor iranian, akuzohet per perfshirje edhe MEK qe ndodhet...

Vrasja e kryeshkencetarit berthamor iranian, akuzohet per perfshirje edhe MEK qe ndodhet ne Shqiperi

112
0
Shares

Irani nuk fajesuar vetem Izraelin per vrasjen e kryeshkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh.

Sipas BBC, drejtuesit e lartë ushtarakë të Iranit thanë se gisht në këtë vrasje ka edhe grupimi i muxhahedinëve ‘Muhajedin-e-Kalq’, të cilët janë strehuar në Shqipëri, transmeton syri.

Këto akuza i bëri shefi i sigurisë në Iran, Ali Shamkhani. Ai tha se shërbimet e inteligjencës së Iranit e dinin se do ndodhte një goditje e tillë. Admirali tha se kanë prova se anëtarët e MEK janë përfshirë në këtë sulm, së bashku me shërbimin sekret izraelit Mossad.

Fakhrizadeh u vra me një mitraloz të kontrolluar me telekomandë, që ishte lënë brenda një makine tjetër.

Kryeshkencëtari u qëllua të paktën tre herë nga arma, e cila ishte vendosur në një fuoristradë Nissan, e parkuar në krah të rrugës. Më pas makina prej nga u qëllua, shpërtheu në ajër.

Burimet thanë se shkencëtari po udhëtonte me të shoqen në makinën e tij të blinduar. Diçka goditi makinën e tij, duke bërë që karvani i makinave të ndalet.

Kryeshkencëtari bërthamor, Fakhrizadeh doli nga makina për të kontrolluar se çfarë kishte ndodhur. Por kur doli nga mjeti, mitralozi i komanduar qëlloi ndaj tij. Fakhrizadeh mori tre plumba, duke humbur jetën.

Një truprojë, që tentoi ta mbronte, u qëllua dhe u plagos. Më pas makina ku ishte arma shpërtheu. I gjithë operacioni zgjati tre minuta. Një burim tha se asnjë agjent nuk ishte në vendin e ngjarjes.

Irani thotë se ka identifikuar pronarin e makinës ku ishte vendosur mitralozi. Megjithatë, ekspertët thonë se vrasja ishte kaq e sofistikuar sa zbulimi i autorëve mbetet shumë i vështirë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY