5 vetëvrasje te spitalet Covid, asnjë konkluzion nga hetimet e Prokurorisë

5 vetëvrasje te spitalet Covid, asnjë konkluzion nga hetimet e Prokurorisë

73
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rastin e vetëvrasjes së Hasan Mirës, pacienti i infektuar me COVID-19 që u vetëhodh nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi” më 2 shtator të këtij viti. Sipas Prokurorisë nuk ka indicie që Mira të jetë keqtrajtuar apo të ketë marrë mjekim të gabuar.

Hetimet ndërkohë vazhdojnë për 3 rastet e tjera të pacientëve që janë hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali Infektiv.

Konkretisht bëhet fjalë për pacientin 29-vjeçar që u vetëhodh me 13 gusht, rasti i një 52-vjeçari me 1 nëntor tek “Shefqet Ndroqi” e me 10 nëntor rasti i një 69-vjeçari që u hodh tek spitali Infektiv. Ndërkohë rasti i fundit ishte ai i pacientit 60-vjeçar që u vetëhodh ditën e sotme tek Sanatoriumi.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY