Mjeku nga Elbasani humbi jeten nga covid, trajtohej ne infektiv

Mjeku nga Elbasani humbi jeten nga covid, trajtohej ne infektiv

211
0
Shares

Mjeku i njohur në qytetin e Elbasanit Ferdinand Shkrepa ka humbur jeten dje nga covid. Ai ishte 68 vjeç dhe prej një jave ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tirane.

Edhe pas trajtimit të specializuar nuk arriti ta fitojë betejën me COVID.

Shkrepa punonte më orar të reduktuar në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku kryente vizita me pacientët.

Për ndarjen nga jeta të dr. Ferdinand Shkrepës ka reaguar dhe deputeti i PS-së, mjeku Arben Kamami.

“Me dhimbje të thellë, po ndaj me ju lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim të mirë, kolegut të vyer, mjekut të palodhur Ferdinand Shkrepa.

Dr. Ferdi nuk arriti të fitojë betejën me ketë virus të pabesë, duke lënë një boshllëk të madh te të gjithë ne.

Ngushëllime të sinqerta Netës, Gertit dhe Xhildës!”, thekson deputeti. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY