Një automjet është përplasur fillimisht me një kabinë elektrike në Ishull-Lezhë dhe pasi ka lëvizur është përplasur me një automjet pranë lagjes SMT.
Pas këtij aksidenti, drejtuesi i mjetit i cili dyshohet të ketë qenë i dehur, nuk është ndaluar duke goditur një mjet tjetër në qytetin e Lezhës.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Benz i cili më pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ndërsa nga goditja e kabinës ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton ne të tre vendet ku është përplasur mjeti. Tre përplasjet kanë ndodhur në një ditancë rreth 1 km larg njëra- tjetrës.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/