Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

164
0
Shares

Keshilli i qarkut të Kukesit i ka hequr titullin ‘qytetar nderi’ politikanit dhe publicistit te Kosoves, Veton Surroi, duke zemëruar Kryeministrin Rama.

Ai ka reaguar menjëherë duke e cilesuar vendimin një “lajthitje kolektive” e cila duhet të marrë fund.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, nënvizon Rama.

Nderkaq kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka kërkuar ndjesë publike lidhur me vendimin e Këshillit të Qarkut mbi heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin.

Gjici shprehet se vendimi erdhi pas kërkesës së 57 familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale”, shkruan Gjici.
Vendimi i keshillit te Kukesit eshte frymezimi i pare i komisionit hetimor Balla per raportin e Divk Martit, komision qe synon te perbalte fuguta, qendrime alternative ne Kosove dhe opoziten ne Shqiperi./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY