NEBIL ÇIKA/ Komunistët pushkatuan dhe persekutuan firmëtarët dhe pasardhësit e Pavarësisë

NEBIL ÇIKA/ Komunistët pushkatuan dhe persekutuan firmëtarët dhe pasardhësit e Pavarësisë

144
0
Shares

Te pakten 7 firmetare te pavarsise u pushkatuan nga komunistet nderkohe qe pothuaj të gjitha famijlet e e tyre u persekutuan pa meshire …Duke filluar nga Ismail bej Vlora (Qemali), për të vazhduar me shumicën e tyre, firmëtarët e Pavarësisë dhe familjet e tyre u shënuan në krye të listave të armiqve të diktaturës komuniste, gjë që u shoqërua me persekutimin çnjerëzor. Kështu, familja e “babait” të Pavarësisë shqiptare, Ismail Qemalit, u persekutua politikisht. Djali i tij, Qamil Vlora, një ushtarak i nderuar i ushtrisë kombëtare, u arrestua dhe u dënua që në vitin 1945 si sabotator në ushtri, ndërkohë që të gjithë pasardhësit u trajtuan si armiq dhe u ndëshkuan politikisht me forma nga më të ndryshmet. Djali i Isa Boletinit u vra nga komunistët në një atentat në Shkodër që në vitin 1943 dhe u trajtua si armik gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, ndërkohë që vrasësi i tij, ish-kreu komunist Vasil Shanto, u shpall Hero i Popullit, titull që e mban me nderime zyrtare edhe sot. Një shkollë e njohur në Tiranë dhe disa rrugë në të gjithë vendin mbajnë ende emrin e tij. Bedri Pejani u arrestua nga komunistët shqiptarë dhe iu dorëzua atyre jugosllavë, ku dha shpirt nga torturat në burgun e Prizrenit. Dhjetëra patriotë të tjerë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi pësuan të njëjtin fat.

Lef Nosi, një tjetër firmëtar i njohur, u dënua me pushkatim, familja e tij u persekutua në mënyrë sistematike, ndërkohë që varri i tij ende nuk dihet. Ndaj Iliaz bej Vrionit, i cili kishte ndërruar jetë para ardhjes në pushtet të komunistëve, u ndërmor një nga aktet më të turpshme në historinë e njerëzimit. Varri i tij në Berat u shkatërrua nga komunistët dhe eshtrat e tij u hodhën në lumin Osum, për të humbur kështu pa nam e nishan. Familja e tij u persekutua deri në ditët e fundit të regjimit komunist.

Ferit Vokopola, një tjetër firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, u dënua dhe vdiq nga torturat në burg, familja e tij gjithashtu vuajti kalvarin e gjatë të persekutimit gjysmëshekullor. Familja e Hajredin Cakranit ishte një nga familjet që pësoi ndëshkime nga pushkatimi deri të burgosjet e internimet e gjata në disa breza. Edhe familja e Mustafa Merikës (Kruja) për disa breza e kaloi jetën në burgje e internime, ndërkohë që vetë Kruja u shpall kriminel lufte dhe jetoi gjithë jetën në ekzil politik. Mithad bej Frashëri, djali i Abdyl Frashrit, nipi i Samiut dhe Naimit, një prej personaliteteve më të spikatura patriotike jo vetëm të pavarësisë, kryetar i Kongresit të Manastirit, u shpall armik dhe kriminel lufte dhe vdiq në rrethana të dyshimta në SHBA. Të njëjtin fat pati edhe Rexhep Mitrovica, i cili vdiq ne ekzil në Turqi. Shefqet Dalliu, firmëtari nga Elbasani, u arrestua nga komunistët dhe u burgos. Vdiq n burg nga torturat në vitin 1946. Familja e Xhelal Koprencekës ishte gjithashtu një prej më të përndjekurave të regjimit komunist. Nipi i tij, Xhelal Koprencka (i riu), u burgos dhe më vonë u pushkatua.

Në prill 1946 komunistët arrestuan Qazim Kokoshin, i cili qe kthyer nga internimi i nazistëve vetëm disa muaj më parë, në vitin 1945. I burgosur në hetuesinë e Vlorës, vdiq nga torturat çnjerëzore, ndërsa familja e tij u shpall armike dhe u persekutua me egërsi deri në vitin 1990. Në vitin 1951 u arrestua nga komunistët një tjetër firmëtar, Zihni Kanina ( Hamzaraj ), i cili vdiq po nga torturat në burgun famëkeq të Tiranës.

Po kështu edhe familja e Qemal bej Karaosmanit, e dom Nikollë Kaçorrit, Toptanët, Gurakuqët, por edhe shumë familje të tjera u persekutuan dhe u trajtuan si armiq gjatë gjithë kohës së komunizmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY