BULQIZË/Zbardhet vrasja e 22 vjeçarit, arrestohet shoku i tij dhe procedohen prindërit

BULQIZË/Zbardhet vrasja e 22 vjeçarit, arrestohet shoku i tij dhe procedohen prindërit

80
0
Shares

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Bulqizë ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar është arrestuar shoku i tij 27-vjeçari, Klodian Kola, për vrasje nga pakujdesia.

Policia njofton që edhe prindërit e 27 vjeçarit janë proceduar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Mësohet se është gjetur edhe arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar ka plagosur me pasojë vdekjen nga pakujdesia 22- vjeçarin Elidon Basha.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu, një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore  si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Bulqizë/Informacion

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë.

Vihet në pranga 27- vjeçari për vrasje nga pakujdesia.

Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për  veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar ,  nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes   së ndodhur në rrugën  Fushë- Bulqizë –Kodër Dane,  ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B.

Si rezultat  i veprimeve hetimore u  bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur  në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore  si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  K. K., 27 vjeç, lindur  dhe banues Fushë Bulqizë.

Gjithashtu  janë proceduar penalisht  prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K.,  e M.K., pasi autori së bashku me prindërit  kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe  kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

Materialet  hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje  pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”,  “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”,  dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY