Ish zv/Kryeministrja Mandija: Cfare dihet te beje qeveria qe te ule shpenzimet...

Ish zv/Kryeministrja Mandija: Cfare dihet te beje qeveria qe te ule shpenzimet e ‘gjobes’ Bechetti

115
0
Shares

Ish zv/Kryeministrja dhe ish Avokate e Shtetit Ledina Mandija tha sot ne nje interviste ne faxweb tv se avokatet e Bechetit mund te sekuestrojne permes zyrave permbarimore pasuri te shtetit shqiptar jashte vendit ne rast se qeveria refuzon te paguaje ate.

Behet fjale per rreth 110 milione euro qe Gjykata Evropiane ka denuar Shqiperine pas nje padie te biznesmenit Francesko Becheti.

Mandija vuri ne dukje se qeveria eshte ne proces ankimimi por theksoi se vendi po merrte nje rrezik te madh per te shtuar demet dhe shpenzimet nga ky proces. Ajo sugjeroi se qeveria do te ishte mire te negoconte me palen tjeter per te ulur shpenzimet e sekuestrimeve dhe veprimeve te ndryshme permbarimore si dhe per te ulur edhe vleren e demit.

Ish zv/Kryeministerja Mandija tha se Shqiperia do te kete pasoja nese refuzon pagesen. Ajo tha se Becheti mund te kerkoje sekuestrimin e pasurive te shtetit shqiptar jashte ne vendet qe e njohin gjykaten nderkombetare. Dhe sekuestrimi  mund te shtrihet deri te pagat e personelit te ambasadave apo pagesa te vendit ne funksion te marreveshjeve te ndryshme nderkombetare. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY