Basha:Donatorët po pengohen të rindërtojnë shtëpi, afera të tmerrshme do zbulohen në...

Basha:Donatorët po pengohen të rindërtojnë shtëpi, afera të tmerrshme do zbulohen në javët në vijim

70
0
Shares

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” kreu i PD Lulzim Basha tha se “donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin”.

Kryedemokrati theksoi se Rama nuk ka plan për rindërtimin dhe për shkak të manisë për ta paraqitur si propagandë në Facebook e Instagram ka ndaluar çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemeve.

Basha: Donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin.

Në ato raste kur ti e ke të qartë që ato shtëpi që qëndrojnë aty prej 100 apo 120 vitesh, 50 apo 40 vitesh mund të rindërtohen, rindërtohen me kontribut financiar ndaj familjeve. Këtë e kanë kërkuar edhe familjet, edhe ne nga qeveria.

E dyta një transparencë totale. Siç do ta shikoni në javët në vijim ka afera të tmerrshme.

Mungesa totale e planit, mania për ta paraqitur si propagandë në Facebook e Instagram, ka ndaluar çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemeve. Kjo me mua nuk kishte dhe nuk ka për të ndodhur. Një njeri i fiksuar pas televizionit personal mos prit të të japë zgjidhje.

Sipas kryedemokratit banorët që tashmë jetojnë në çadra po mendojnë të kthehen në banesat e tyre, që janë dëmtuar nga tërmeti, sepse çadrat i janë grisur dhe dimri po afron, por qeveria i përdor vuajtjet e tyre për spotet e radhës.

Basha: Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht. U pa në fillim si mundësi për PR dhe deri në mëngjes me atë spot që publikoi Rama si propagandë.

Në këtë rast kemi të bëjmë me shumë familje që janë jashtë. Janë përpjekur ti kamuflojnë shifrat se edhe ato raste kur i kanë ndihmuar qytetarët nuk e kanë bërë me transparencë.

Kemi të dhëna të plota nga Mirdita. Vihet re se ka një problematikë ku banorët që u goditën nga tërmeti e dinë mirë. Çadra po ju griset dhe mendojë që të rikthehen prapë aty, në ato banesa të dëmtuara ku mungon një pjesë e tavanit, apo që muret janë të çara në mes.

Një vit më pas ata nuk duhet të ishin në të njëjtën çadër që iu dha në fillim. Në këtë rast Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë nga Facebook dhe Instagram, t’i përdorë vuajtjet e tyre për të fotografuar dhe prodhuar spotet e ditës.

Sot nuk kemi asnjë shpresë për familjet që një vit më parë iu premtua banesa.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY